Fatmir Sheholli, i arrestuar për spiunazh, është kthyer në qendrën e paraburgimit në Gjilan pas hospitalizimit.
Sheholli me 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe fillimisht ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilani e më pas ishte transferuar në QKUK.
“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi për reporteri.net
Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor nën akuzat për spiunazh dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.




