Klubi i atletikës ”Policia e Kosovës”, me datën 19 tetor 2025, ka marrë pjesë në dy aktivitete sportive në Kampionatin e Kosovës në Kros, që është organizuar nga Federata Atletike e Kosovës, në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Gjatë kësaj gare klubi i atletikës ”Policia e Kosovës”, ka rezultuar me fitoren e dy medaljeve, (një vend të parë dhe një të dytë, në dy disiplina).
Klubi i Atletikës “Policia e Kosovës” ka marrë pjesë edhe në aktivitetin sportiv të organizuar në Tiranë (Tirana Maratonë) me dy atlete.




