Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur anëtarë nga Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi mes njerëzve dhe organizatave është kyç në kohët e sotme, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për demokracinë, lirinë dhe paqen.
Në takim Kurti ka folur edhe për sukseset e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati ku tha se në katër vitet e fundit, rritja ekonomike mesatare e vendit ka qenë rreth 6%, ndërkohë që, sipas FMN-së, Kosova pritet të mbetet vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon edhe këtë vit.
Kurti foli edhe për rëndësinë e lidhjes së arsimit me tregun e punës përmes sistemit dual, sipas modelit gjerman, si dhe përmendi liberalizimin e vizave që ka mundësuar lëvizjen e lirë drejt vendeve të zonës Shengen.




