U mbajt manifestimi tradicional me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, i organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me Shoqatën Jeta/Vita, në shënim të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.
Presidentja Osmani tha se jemi bashkw sot në marshin për Tetorin Rozë për të treguar se përbashkimi shndërrohet në shpresë.
Tutje e para e vendit theksoj se Tetori rozë është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë.
Postimi i plotë:
Bashkë me gratë e burrat që kanë mbijetuar kancerin, me aktivistet, mjekët dhe infermierët që kujdesen çdo ditë për ta, u bëmë bashkë sot në marshin për Tetorin Rozë 🎀 për të treguar se përbashkimi shndërrohet në shpresë.
Tetori rozë është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë. Sot, sikur çdo vjet, jemi bashkuar për ta dërguar një mesazh të fuqishëm: le ta mbështesim çdo grua e burrë dhe të mos ndalemi kurrë derisa çdo betejë me kancerin të shndërrohet në histori suksesi.





