Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e së dielës një zyrtar policor nën dyshimin për “dhunë në familje”, në Prizren.
Ndaj të njëjtit person është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK-ja në komunikatë bën të ditur se i dyshuari është suspenduar nga puna.
Tutje në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.




