Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 82:74 në takimin e zhvilluar në Therandë.
Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e dhjetë kërcime për Bashkimin, ndërsa Isaiah Cousins kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse Jan Palokaj shtoi 16 pikë e pesë kërcime, ndërkohë Isiah Umipig shënoi 27 pikë për Rahoveci 029.
Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin nga dy ndeshje, kurse Rahoveci 029 ka një fitore e një humbje.




