Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka bërë një thirrje të fortë për ndaljen e menjëhershme të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai kërkoi që palët të ndalojnë përplasjet ushtarake dhe të rikthehen në shtëpi, duke sugjeruar që çështjet territoriale të diskutohen më vonë.
Trump pritet të takohet së shpejti me presidentin rus Vladimir Putin në Hungari, ndërsa javën e kaluar ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Trump theksoi se konflikti mund të përfundojë shpejt nëse të dyja palët tregojnë fleksibilitet.




