Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për tri ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2026, që do të zhvillohen në Moldavi.
Përzgjedhësja Sanije Krasniqi dhe vajzat dardane po punojnë me përkushtim për të qenë sa më të gatshme për përballjet ndaj Uellsit, Moldavisë dhe Azerbajxhanit, me synimin për t’u rikthyer në Ligën A.





