Edon Zhegrova vazhdon të mbetet jashtë fushës andaj mungoi dje në ndeshjen e Juventusit ndaj Comos.
Zhegrova rrezikon të mungojë në lojën e Juventus ndaj Real Madrid, por edhe në ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës.
Zyrtarisht, ai mungon për shkak të një dëmtimi në ijë që është përhapur edhe në pjesën e kofshës – një problem që e ka ndjekur që nga sezoni i kaluar, sidomos në gjysmën e dytë.




