Portieri i Bundesligës, Diant Ramaj, nuk do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Këtë e ka bërë të qartë menaxheri i Ramajt, Jurgen Schwab.
Së fundi kishte raportime se Ramaj do të bashkohej me “Dardanët” që nga nëntori, por 24-vjeçari ka përsëritur shumë herë se dëshiron të paraqitet për Gjermaninë. Ai është pjesë e Borussia Dortmundit, i huazuar te Heidenheimi, skuadra tjetër e Bundesligës.
Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar për qëndrimin e Ramajt, ku menaxheri Schwab thekson:
“Raportimet janë përfundimisht false. Interesimi nga Kosova është i ditur dhe e gëzon Diantin. Por ai e ka bërë të qartë: ai nuk do të luajë për Kosovën, nuk është çështje për të.”
Ramaj ka kaluar në disa skuadra gjermane dhe shpërtheu pas kalimit nga Eintracht Frankfurt tek Ajaxi në vitin 2023.
“Bild” shkruan se Ramaj po shkëlqen te Heidenheimi me pritje të shumta vendimtare.




