Gjatë gërmimit në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se gërmimet janë kryer me urdhëresë të Gjykatës dhe në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Bëhet e ditur që mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.




