Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili tha se nuk është e lehtë të bëjmë qeverin pasi ka shumë inate e xhelozi.
Kurti tha se siq duket alternativ është shkuarja në zgjedhje.
Kadrijaj, thotë për Blic se Kurti qenka dorëzuar dhe po ankohet se nuk i ka votat.
”Tash, çuditshëm, njeriu që ka deklaruar se i ka votat për qeveri, tash qenka dorëzuar e po ankohet se nuk i ka votat”, është shprehur ajo.
Sipas saj, askush nuk bashkëpunon me një person përçarës dhe që i ka dëmtuar raportet me të gjithë.




