Ukraina ishte në fokusin e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Nga qarqet qeveritare në Berlin mësohet, se motoja gjermane është: “nuk e lemë Ukrainën në baltë”.
E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë.
“Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.




