Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti aktualisht gjendet në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Para këtij Samiti, Kurti zhvilloi një takim me mërgatën në Britaninë e Madhe ku ka zbuluar ofertën që ia ka bërë Nismës për bashkëqeverisje.
Kurti tha se kësaj partie ka qenë i gatshëm të ia japë katër pozita të larta, edhe pse i ka vetëm tre deputetë.
Sipas Kurtit nëse Albulena Haxhiu do zgjidhej Kryetare e Kuvendit, Limaj do të bëhej nënkryetar pasi që është i gjinisë së ndryshme dhe Nismës do ti takonin poashtu edhe një ministri dhe dy zëvendësministra.




