Pas 20 ditëve, rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me disa superpërballje interesante.
Vëmendja e të gjithëve do të jetë në Londër ku Arsenali e pret Atletiko Madridin në një duel që premton spektakël.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Bayer Leverkusen e pret PSG-në në shtëpi e ndërsa Barcelona do të përballet me Olympiakosin.
Manchester City do të udhëtojë në Spanjë ku do të takohet me Villarealin dhe Interi do të jetë mysafir i Royale Union SG.
Gjithashtu priten edhe përballje interesante mes PSV Eindhoven dhe Napolit, Neëcastle do takohet me Benfikën dhe Copenhagen me Borussia Dortmundin.
Ndeshje e veqantë do të jetë edhe përballja mes dy ekipeve debutuese në Ligën e Kampionëve Kairat Almaty dhe Pafos.





