Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2209 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 17 persona, derisa 12 persona janë dërguar në mbajtje.





