Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët janë në proces gjyqësor në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej ndër të tjera se ishte kryeministri Edi Rama ai që mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale.
Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, në studion e “Top Story”, u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.
Ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.




