Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori pjesë në konferencën “30 vite partneritet dhe progres”, në Tiranë, ku u diskutuan marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit të Venecias.
Sallahu e vlerësoi konferencën si “një moment kyç për të diskutuar thellësisht mbi raportin me Komisionin e Venecias dhe rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë”.
Sallahu theksoi se vettingu nuk është thjesht një procedurë administrative për verifikimin e pasurisë apo integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por është një proces më i thellë.
Sallahu vuri në dukje se vettingu ka ekspozuar plagët e sistemit gjyqësor, përfshirë konfliktin e interesit, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.




