Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve të Rënda sot në ora 09:00 do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”.
Të akuzuar për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Të tre përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.




