Vetëm pak javë pas fejesës së shumëpërfolur, çifti Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri kanë vendosur t’i largohen zhurmës së përditshme dhe të kalojnë disa ditë relaksi.
Çifti i njohur ka udhëtuar drejt Stambollit, ku kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi, por jo pa ndarë disa momente me ndjekësit e tyre.

Në disa postime të publikuara në Instagram, Melinda ka treguar pamje mahnitëse nga ura e famshme që lidh dy kontinentet.
Në njërën prej storieve, këngëtarja shihet duke mbajtur një gotë vere përballë dritave të Stambollit, ndërsa në një tjetër postim shihet partneri i saj, Granit Muhaxheri, duke buzëqeshur teksa e shikon Melindën.
“Mënyra si shikon kur më sheh nga larg” ka shkruar Melinda krahas një fotografie të postuar.
Ky udhëtim duket të jetë pushimi i parë pas fejesës së tyre.





