Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim zyrtar gjeneralin e brigadës z. Gianluca Vitagliano, komandant i Njësisë së Karabinierëve Kundër Falsifikimit të Monedhave, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.
Takimi ishte i një karakteri njoftues dhe bashkëpunues në fusha të ndryshme, e në veçanti në luftimin e dukurive kriminale, që ndërlidhen me krimin e organizuar, falsifikimin e parave dhe krimet kibernetike.
Takimi i tyre rezultoi me diskutim të frytshëm për rritje të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të organizatave, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në arritjen e synimeve të përbashkëta të luftimit të formave të ndryshme të krimit dhe rritjes se sigurisë, thuhet në njoftim.





