Ekipi i të rinjve të 2 Korrikut sonte do të fillojnë rrugëtimin drejt kualifikimit drejt Uefa Youth League.
Pasi shkruan historinë sezonin e kaluar, këtë sezon synimi i tyre është më i madh.
Loja e parë do të jetë kundër Hibernian në udhëtim, ku do të luajnë në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, me fillim nga ora 20:45.
Pas kësaj loje, 2 Korriku kalon në raundin e tretë kualifikues që fitorja në atë raund siguron pjesëmarrjen në Uefa Youth League.




