Me organizimin e CIDS-in (Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes) si dhe përkrahjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut u organizua në Shkup konferenca rajonale dy ditore më 21 dhe 22 tetor me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit të shërbimeve të kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimit të praktikave të mira”.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet homologe të mbikëqyrjes policore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut e që njëherit janë edhe anëtarë të Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.
Ndër temat e trajtuara gjatë punimeve të konferencës ishin ato që ndërlidhen me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të kontrollit të brendshëm të vendeve të rajonit lidhur me përgjegjshmërinë dhe integritetin e policisë .
Pjesë e diskutimit të konferencës ishin edhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta që pritet të realizohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm në kuadër të Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.
Nga ky takim u shkëmbyen shumë përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor si dhe diskutime për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta, mundësinë e realizimit të aktivitete të përbashkëta etj.
Forumit Rajonal i Agjencive mbikëqyrëse policore u themelua në vitin 2023 dhe aktualisht pjesë e këtij forumi janë të agjencitë/departamentet e kontrollit të brendshëm të katër shteteve: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriu




