Britania do të vazhdojë ta mbështes misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, edhe për të paktën tre vjet të tjera.
Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një kontribues kyç në KFOR të mandatuar nga OKB-ja që kur hyri për herë të parë në Kosovë në vitin 1999 si një forcë paqeruajtëse për të sjellë paqe dhe stabilitet.
Zgjatja e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për KFOR-in deri të paktën në dhjetor 2028 përmbush qasjen e qeverisë “NATO e para” siç përcaktohet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, duke rritur njëkohësisht sigurinë në Ballkanin Perëndimor.




