Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takua sot me Mbretin Charles III.
Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se takimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor, dhe se u diskutua miqësia midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Mickoski.




