Pas rritjes së energjisë elektrike për 16.1% në prill të këtij viti, edhe KESCO ka rritur tarifën fikse nga 2 euro në 2.32 euro.
Tarifa fikse që përdoret për shpenzime administrative nuk ka të bëjë me konsumin e energjisë, por ZRrE miratoi kërkesën e KESCO-s për rritje.
ZRrE ka shpjeguar se “tarifa fikse” është rritur për të reflektuar, siç thonë ata, “rritjen reale të shërbimit”, por nuk kanë sqaruar më tutje nëse kishte një analizë paraprakisht të bazuar që i parapriu këtij ndryshimi në faturat e konsumatorëve.
Kjo rritje që në numër duket pak, kthehet në miliona euro më shumë fitim për KESCO-në, sepse me rritjen e tarifës fikse, KESCO fiton plot 1.5 milionë euro në muaj apo pak mbi 18 milionë euro në vit.
Krahasuar me vitin 2021 kur tarifa fikse ishte 1.74 euro, KESCO do të fitojë 4.8 milionë euro më shumë çdo vit.




