Minisrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.
“E nisa vizitën time të parë zyrtare në Izrael me një ndalesë në vendodhjen e Festivalit Nova për të nderuar kujtimin e viktimave të masakrës që tronditi botën në 7 tetor 2023, ku sulmi terrorist i Hamasit u mori jetën mbi 1200 civilëve, plagosi dhe ndau nga familjet qindra të tjerë”, shkruan Spiropali.
Tutje ministrja shkruan se kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Spiropali tutje thekson: Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt.




