Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 21 aksidente me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2156 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.





