Kampioni i Kosovës, Drita, e ka mbyllur me barazim 1:1 ndeshjen ndaj skuadrës qipriote Omonia, që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë në UEFA Conference League.
Golin për Dritën e shënoi Arb Manaj në minutën e 12-të pas asistimit të Besnik Krasniqit, ndërsa mysafirët barazuan në fund të pjesës së parë me golin e Giannis Masouras.
Kampionët tanë treguan karakter dhe përkushtim në fushë, duke vazhduar me paraqitje dinjitoze në garat evropiane. ![]()
![]()
Për Dritën ky është barazimi i dytë në UEFA Conference League, pasi në duelin e parë ka barazuar me skuadrën finlandeze, KuPS Kuopion. Ndeshjen e radhës gjilanasit e zhvillojnë si mysafirë kundër Shelbourne-t në Irlandë.





