Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga pasditja e së mërkurës deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.
Procesi i rinumërimit të këtyre kutive atje po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.
“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në zgjedhjet e 12 tetorit u votua në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjen e kryetarëve si dhe për asamble.




