Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka zbuluar prapaskenat e takimeve mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, duke sqaruar arsyen pse nuk u arrit marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në emisionin “Pressing”, Sherifi tha se Limaj i kishte bërë të qartë Kurtit që NISMA nuk ishte e interesuar për pjesëmarrje në Qeveri, por vetëm për bashkëpunim në Kuvend.
“Limaj i ka bë të qartë Kurtit që ‘jemi të gatshëm për partneritet në Kuvend por jo në Qeveri’. Pra, fakti që ti i thua jo partneritiet për qeveri, pak ka rëndësi çka ka mendu ai ‘jo një ministri, dy, tre’. Jo, nuk i ka ofruar, sepse Fatmiri nuk e ka lanë me fol fare, i ka thënë se nuk është i interesuar fare për këtë”, ka thënë Sherifi.
Sherifi tregoi se pas disa takimeve, Limaj kishte informuar Kryesinë e NISMA-s për bisedimet me Kurtin, dhe ishte marrë vendim unanim që partia të mos hyjë në Qeveri.




