FSK ka njoftuar se Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë marrur pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kadetëve – SCUSA (Student Conference on U.S. Affairs), e cila u mbajt në United States Military Academy – West Point.
Gjatë kësaj konference, Kadetët patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja me kadetë e studentë nga akademi të ndryshme botërore, të diskutojmë për çështje globale të sigurisë, si dhe të shohin nga afër se si idetë e reja mund të shndërrohen në propozime konkrete politike e strategjike.
Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen profesionale dhe akademike të kadetëve të QSU-së, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me akademitë partnere.





