Në përputhje me marrëveshjet e arritura në Stambolli, Rusia dhe Ukraina kanë kryer shkëmbim të mbetjeve mortore të ushtarëve të rënë, njoftuan sot zyrtarë nga të dy shtetet.
Nga pala ruse u deklarua nga deputeti i Dumës Shtetërore, Shamsail Saraliev, se “u zhvillua një shkëmbim 31 me 1 000. 31 trupa të të vrarëve u kthyen në Rusi”. Ndërkaq, Shtabi i Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës njoftoi se Rusia ka kthyer 1 000 trupa Ukrainës, të cilët, sipas palës ruse, përkasin ushtarëve ukrainas.
Pas dorëzimit, hetues dhe ekspertë ligjorë nga Ministria e Brendshme të Ukrainës do të kryejnë ekzaminimet dhe procedurat e identifikimit për trupat e riatdhesuar, raporton Reuters.
Shtabi falënderoi gjithashtu Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq për ndihmën dhe nënvizoi rëndësinë e transportit dhe dorëzimit të mbetjeve te autoritetet mjeko-ligjore dhe hetuese.




