Kombëtarja e Femrave të Kosovës sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Turqinë në kuadër të “play-off”-it për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Atmosfera në kampin e Dardaneve është pozitive dhe vajzat janë të motivuara dhe plot besim për të arritur suksesin në këto dy përballje vendimtare.
Kombëtarja e Femrave të Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje “play-off” ndaj Turqisë për tu ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Loja ndaj Turqisë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00.




