Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim, por nuk do të bëjë lëshime për çështjet territoriale.
Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), bëri deklarata për mediat së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Duke komentuar paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Zelensky tha se kjo masë është me rëndësi të madhe, pasi Rusia nuk ka ndërmend të ndalë luftën. Ai theksoi nevojën për të rritur presionin ndaj Moskës dhe falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen.




