Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2394 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 50 aksidente trafiku, prej të cilave 34 aksidente me dëme materiale dhe 16 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 21 persona të arrestuar, 10 të dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.





