Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas mbledhjes së partisë ka dalë në konferencë për shtypë ku ka folur për zgjedhjet lokale, duke thënë se AKI është fituese e zgjedhjeve.
Ai përmendi votat për lista këshilltarësh dhe mandatet që kanë fituar AKI dhe VLEN.
Ahmeti tha se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pasi ai është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se humbësit duhet të tërhiqen, raporton Telegrafi Maqedoni.
“Ne përpiqemi për Maqedoni europiane, unitare, me marrëdhëniet të mira ndëretnike, pa probleme me fqinjët, filozofi e menduar që i shërben të ardhmes, e jo kthim në të kaluarën”, tha Ahmeti.




