Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të rregullta në terminalin doganor, është ndaluar një sasi e mallrave të importuara nën dyshimin për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Malli i ndaluar përbëhej kryesisht nga shtroja gome për këmbë për automjete dhe mbulesa tekstili për ulëse veturash, në sasi të konsiderueshme dhe me dizajne që mbajnë shenjat tregtare të disa markave të njohura ndërkombëtare.
Në bazë të ligjit në fuqi, Dogana e Kosovës ka nisur procedurat për verifikimin e origjinalitetit të produkteve dhe ka informuar bartësit e të drejtave të pronësisë intelektuale për të vlerësuar nëse mallrat përbëjnë shkelje të markave të tyre të regjistruara, thuhet në njoftim.






