Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, konsideron se seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re të vendit, e cila është thirrur për të dielën, më 26 tetor, është jokushtetuese.
Sipas tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ngutur që të dekretojë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për formimin e ekzekutivit dhe, siç shprehet, në mënyrë arbitrare ka konstatuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Zonja Osmani, me ngutjen e treguar, ka bërë një shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës”, thekson Hasani për REL.




