Pas zyrtarizimit të dëshmisë së ish-Komandantit Suprem të NATO-s, Wesley Clark, Radio Dukagjini ka mësuar se dëshmitar tjetër do të jetë edhe Christopher Hill.
Hill ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat në Rambuje më 1999.
Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.
Hill ka shërbyer edhe si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.




