Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka goditur një person në shesh të Prishtinës pasi sipas tij i njëjti kishte përdorur fjalë fyese ndaj Zemajt.
Në një postim në Facebook, Zemaj tha se sulmi ka ndodhur si pasojë e vetmbrojtjes dhe se fjalët fyese i ka pranuar gjatë kohës sa i njëjti ishte duke dhënë intervistë për një medium.
Tutje deputeti theksoi se në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruante qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili tha se nuk i ka ndodhë kurrë gjatë karrierës se tij.
Ai shtoi se dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim Zemaj ka shprehur keqardhje dhe ka kërkuar falje publike.





