Kim Kardashian zbulon se është diagnostikuar me një aneurizëm në tru, në pamjet nga sezoni i ri i serialit “The Kardashians”. 45-vjeçarja duket se ia vendos fajin stresit për gjendjen e saj shëndetësore. Aneurizmat janë fryrja e enëve të gjakut në formë baloni.
Në tru janë të zakonshme dhe të dhënat tregojnë se prekin 1 në 50 persona. Në shumë raste, pacientët nuk e dinë që mund ta kenë një të tillë sepse nuk shkaktojnë shumë simptoma.
Nëse përmasat e një aneurizme në tru rriten, shkakton dhimbje koke, humbje ekuilibri dhe probleme me të folurit. Në rastin e një rrjedhjeje, janë shumë të rrezikshme e deri vdekjeprurëse.
Aneurizmat mund të ndodhin në çfarëdo pjese të trupit, por më së shumti gjenden në aortë, arterien kryesore dhe më të madhe të zemrës.
Sipas studimeve, të rriturit e moshave 30-60 vjeç preken më shumë dhe mbizotërojnë gratë.
Në një moment tjetër të pjesës së shkëputur nga seriali, Kim deklaron se ish-burri i saj, Kanye West do të jetë pjesë e jetës së saj “pavarësisht gjithçkaje” sepse kanë katër fëmijë së bashku.




