Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me komandatin e KFOR-it, Oskan Ulutas.
Në këtë takim Maqedonci tha se u fol për situatën e sigurisë në nivel regjional dhe atë global.
Maqedonci shprehi gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.





