Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët për intensifikimin e fushatës informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huajt
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga data 1 nëntor 2025 deri më 15 janar 2026, do të zhvillojë një fushatë të intensifikuar informuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë.




