Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Gjermani, ka zhvilluar në Berlin takime me mërgatën atje.
Osmani ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave politikanes gjermane, Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kosovës.
“Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, shkruan tutje presidentja e vendit.





