Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, në kuadër të Berlin Global Dialogue.
“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, shkruan Presidentja Osmani.
Tutje në takim diskutohet pwr platformën Future Investment Initiative që do të mbahet në Riad, dhe për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale.




