Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Këtë xhiro Malisheva do të jetë mysafire e Prishtinës së Re, një ndeshje ku Malisheva kërkon fitoren pas dy humbjeve radhazi.
Liderja e grupit Prishtina e pret në shtëpi Dukagjinin ndërsa Llapi e pret Drenicën.
Ballkani e pret Gjilanin në një përpjekje për t’u afruar vendit të parë dhe Ferizaji do të udhëtojë tek Drita për të shpresuar ngjitjen në tabelë nga fundi i saj.





