Pasi që e gjithë vëmendja ishte tek fushata zgjedhore, 11 komuna mbetën pa miratuar buxhetet e tyre dhe sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto vonesa mund të shkaktojnë pasoja të mëdha.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi tha se duke parë sfidat me të cilat do të ballafaqohen kanë bërë një kërkesë në Ministrinë e Financave duke kërkuar që që t’ua mundësojnë komunave që buxhetet e tyre komunale t’i miratojnë pas zgjedhjeve, sepse në shtator ishte fushata parazgjedhore dhe në fund të shtatorit është dashur që komunat të miratojë buxhetet e tyre komunale.
Ibrahimi shton se problem tjetër është edhe mosfunksionalizimi i Kuvendit që të miratohet edhe nuxheti shtetëror sepse kur miratohet buxheti shtetëror atëherë miratohet edhe ai i komunave.
Ibrahimi përfundo se nëse nuk kemi buxhet të Kosovës, atëherë normal që nuk do të ketë investime; nëse nuk miratohen afatet ligjore, i gjithë shërbimi civil në nivel vendi do të mbetet pa paga, pensionerët pa pensione, rastet sociale pa përkrahje sociale dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, nëse nuk i përmbahen afateve ligjore të përcaktuara me Ligjin e Financave Publike, atëherë shteti ynë do të jetë në një kolaps financiar komplet.




