Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se çështja po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset dhe bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.
Bajrami shton se në fillim të këtij muaji ajo ka dhënë dëshminë e saj për këtë që e quan “mafi energjetike”.





