Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili krahas një videoje nga fshati i Linit ka shkruar:
“Mirëmëngjes, dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë.”




